Kryeministri Edi Rama në deklaratën për mediat pas përfundimit të takimit me drejtuesit politikë socialistë foli edhe për progres-raportin e Komisonit Evropian.
Rama u shpreh se nuk ka lexuar akoma progres-raportin. Ndërsa për ligjin anti-shpifje ai tha se nuk do tërhiqet por do e kalojë në Kuvend pasi të reflektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Nuk e kam lexuar progres-raportin. Di të them që ai ligj do kalojë në Kuvendin e Shqipërisë sapo të jetë përfunduar në të reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias”- tha Rama.