Kryeministri Rama e ka hedhur poshtë pretendimin e opozitës për kthimin e vizave të qytetarëve shqiptarë për sa i përket lëvizjes në zonën Shengen.
Në bashkëbisedimin me gazetarët, ai tha se nuk bëhet fjalë për rikthim vizash por për një sistem sigurie e flitrash nga ana e vendeve të BE-së kundër terrorizmit.
Kryeministri theksoi se nëpërmjet sistemit ETIAS, qytetarët do e bëjnë aplikimin online për të parë nëse lejohet të futen në BE.
“Punët e BE besoj se keni filluar t’i mësoni dhe ju përveç meje. Ka që në 2016 që flitet për këtë por gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë kthim pas, por për një sistem sigurie të BE-së, për të gjitha shtetet jo anëtare të BE që nuk kanë nevojë për vizë. Sistemi ETIAS u kërkon qytetarve që para se të nisen të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi nuk është për vizë.
Ti e bën, futet në sistem dhe merr konfirmimin po online në një kohë të shkurtër nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. Është për shtetet që nuk e kanë nevojë për vizë. Psh Turqia ka nevojë për vizë dhe kjo nuk i kërkohet, është element sigurie që BE-ja ka ndërmarrë.” – tha Rama.
*Për më shumë informacion mbi Sistemin Elektronik të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) klikoni këtu.