Vendosni fjalën kyçe....

“Sfidë” e re për Donald Lu-në, Kirgizstani shpall të pavlefshme zgjedhjet pas akuzave për manipulim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kirgizstan ka anuluar rezultatet e zgjedhjeve të fundjavës së kaluar, pasi opozita pretendoi se vota ishte vjedhur duke sulmuar godinat qeveritare e duke e zhytur vendin në kaos.

“Për shkak të shkeljeve të shumta të raportuara gjatë votimit dhe periudhës parazgjedhore, një vendim u mor nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ] për të bërë të pavlefshme zgjedhjet.” – tha për agjencinë ruse të lajmeve TASS, një zëdhënës i KQZ-së së vendit.

Deputetët e tanishëm të Kuvendit kanë thirrur një takim urgjent të planifikuar për të martën, njoftoi një zëdhënës parlamentar.

Ligjbërësit nuk do të jenë në gjendje të mblidhen në ndërtesën e parlamentit dhe në vend të kësaj do të përdorin një hotel në Bishkek si një vend i përkohshëm.

Shumë protestues janë grumbulluar brenda natës rreth kompleksit qeveritar që strehon si parlamentin ashtu edhe zyrën presidenciale.

Protesta të dhunshme shpërthyen në Bishkek dhe qytete të tjera të mëdha të Kirgizstanit pasi rezultatet e hershme të zgjedhjeve parlamentare të së dielës u njoftuan nga autoritetet. Vetëm katër parti nga 16 pjesëmarrëse kaluan pragun prej shtatë përqindësh, me tre nga fituesit të konsideruar si pro-qeveritarë.

Duhet thënë se dy vite më parë, në Kirgizstan u emërua ambasador i SHBA-së, Donald Lu, i cili kishte shërbyer më herët si ambasador i SHBA-së në Shqipëri në periudhën 2014-2018.

Gjatë kësaj kohe vendi ka zhvilluar dy palë zgjedhje, përkatësisht në vitin 2015 u zhvilluan zgjedhjet vendore ndërsa në vitin 2017 ato të përgjithshme, me këto të fundit të kontestuara fort nga Partia Demokratike.

Ajo e akuzoi si të manipuluar procesin ndërsa theksoi se vota u ble masivisht ndërsa qeveria bashkëpunoi me bandat për të shantazhuar zgjedhësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *