Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Neritan Cena


KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, Neritan Cena. Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa gjyqësore e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Analiza e pasurisë ishte një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Problem për gjyqtarin Cena u bë justifikimi i pasurisë. KPK zbuloi burime të pamjaftueshme pasurie dhe transaksione të dyshimta në shit-blerje makinash.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit.

Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *