Ambasadori i BE-së ka komentuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë përpara konferencës së parë ndër-qeveritare për hapjen e negociatave.
Soreca shkruan se Shqipëria është tashmë afër përmbushjes së kushteve por ka akoma punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.
“Akoma punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe implementimin e reformës zgjedhore. Shqipëria tashmë është më afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare” – shkruan Soreca.