Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj vijon akuzat ndaj Bashës: Vendos gjoba, nesër do dorëzoj faktet në SPAK


Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Veliaj e ka akuzuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, kryedemokratin si gjobëvënës.

Sipas Veliaj, kreu i PD-së ka marrë dy vila nga një ndërtues që më parë ai e quante oligark.

Kreu i Bashkisë thotë se për këto akuza do dorëzojë nesër në SPAK fakte që vërtetojnë deklaratat e tij.

Basha i ka shitur parimet që në opozitë. PD është një parti që vendos gjoba. Astirin e shiti për një makinë. Një ndërtues që e quante oligark, që i thoshte pastron lekët e Edi Ramës, i mori dy vila”.

Këto do t’i çoj në nesër në SPAK. PD punon vetëm që të pasurohet  familja e Bashës dhe që familja e Berishës mos të shkojë në burg”- tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *