Vendosni fjalën kyçe....

Alket Hyseni: Mazhoranca nuk kishte votat, PD-ja na ndihmoi të kalonim Kodin Zgjedhor


Deputeti i Partisë Socialiste, Alekt Hyseni në një debat në emisionin “Real Story” deklaroi se Partia Demokratike ndihmoi mazhorancën për të votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Sipas tij, partia më e madhe e opozitës jashtëparlamentare ka negociuar për të mbledhur votat në parlament që të arrihej numri 97 për të kaluar Kodin.

Ti si parti duhet të jesh i çiltër dhe të thuash; mua më djeg çështja e koalicioneve (I drejtohet Suljat). Koalicionet lejohen. Shqiptarët e dinë këtë. Por s’ka më koalicione ku disa parti të vogla që kanë një farë elektorati nuk përfitonin kurë. Ato voto i merrte një parti e madhe. Tashmë s’mund ta bësh më si çetë, ku të bësh pazarin e radhës. E t’i thuash; “unë kam 10 mijë vota dhe do më japësh çelësin e asaj drejtorie”. Njerëzit tuaj më të mirë paraqituni shqiptarëve, kush ju pengon? Ju e keni mendjen tek trasta. Atë trastën me të cilin ju vini bosh dhe doni ta mbushni. Shqiptarët janë bërë të zgjuar dhe e kuptojnë. Nuk ka më kështu, ndaj u hoq. E bëmë si evropianët. PD na ndihmoi për votat, pasi nuk i bënim dot ato. Opozita jashtëparlamentare ka negociuar, forca e madhe (Për PD). 97 vota s’janë të maxhorancës, ajo ka 74 të sajat dhe ja nga 4 vota të partive aleate. Në Perëdim me 97 vota kalonin çdo kushtetutë”-tha Hyseni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *