Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Kurbin.
Mësohet se një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën pasagjeri në mjet i moshës rreth 26- vjeçare. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është dërguar në spital.
“Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip ‘Audi’, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e aksidentit.