Ilirjan Celibashi ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Ai doli në një deklaratë për mediet, ku tha se do të punojë me paanshmëri e transparencë dhe se u zotua se KQZ do të krijojë besim te qytetarët.
“Koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit të jenë po kaq të rëndësishme. KQZ ka një përbërje profesionistësh që do të krijojë besim te qytetarët.
Do punoj me paanshmëri dhe transparencë. Unë mendoj se edhe në të shkuarën ka patur zgjidhje që jo vetëm janë pranuar nga palët, të paktën kemi 2 rotacione kushtetuese. Zgjedhjet e 2005 dhe të vitit 2013. Faktori ndërkombëtar ka patur vërejtje, por kjo nuk është një situatë kaq e zezë. Ka pasur zgjidhje që kanë marrë edhe vlerësim maksimal nga ndërkombëtarët.
Ka pak kohë por s’jemi këtu për t’u justifikuar pëor për të bërë gjithçka që mund të bjëmë. Do t’ja dalim me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve”, deklaroi Celibashi.
Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, u miratua edhe KQZ-ja e re në seancën plenare të së hënës.
Në krye të saj u zgjodh Ilirjan Celibashi, i cili kenë kryetar i saj edhe më herët në vitet 2001-2006.
KQZ-ja e re do ketë sipas formulës së re 12 anëtarë dhe është e ndarë në tre nivele.
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet
Ilirjan Celibashi
Nënkomisionere Shtetërore për Zgjedhjet
Lealba Pelingu
Komisionit Rregullator i Zgjedhjeve
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho