Vendosni fjalën kyçe....

Biden habit: Dua t’i shoh këto zonjusha të reja të kërcejnë kur të jenë katër vite më të mëdha (Video)


Prirja e Joe Biden për gafat dhe momentet e çuditshme që përfshijnë vajzat është rishfaqur, ndërsa kandidati demokrat për president i tha një grupi ‘zonjash të bukura e të reja’ se ai dëshiron t’i ‘shohë ato duke kërcyer kur të jenë katër vjet më të mëdha’.

“Lajmi i mirë për mua është, unë jam këtu.” – i tha Biden një grupi në Miami të hënën.

“Lajmi i keq për ju është se unë do kthehem. Dhe unë dua t’i shoh këto zonja të reja të bukura, dua t’i shoh ato duke kërcyer edhe kur të jenë katër vjet më të mëdha.” – shtoi kandidati demokrat për president.

Biden po i referohej një grupi vajzash që kishin performuar para se ai të fliste në Qendrën Kulturore të Vogël të Miamit.

Ai me sa duket po përpiqej të tregonte se do kthehej pas katër vitesh kur të rikthehej që të bënte fushatë për t’u rizgjedhur.

Megjithatë komentet e tij nuk u pritën mirë në rrjet. Komenti i tij mund të shihej si lapsus për një kandidat tjetër.

Por për Biden, të cilin kritikët e kanë mbiquajtur ‘Creepy Joe’ për videot e tij duke prekur vajza dhe gra të reja në ngjarje publike dhe duke bërë komente të vështira, kjo nuk ishte aspak pozitive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *