Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti Kujtim Gjuzi publikon foton e pazakontë në Facebook, shfaqet me snajper në dorë


Deputeti Kujtim Gjuzi ka publikuar një foto të pazakontë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur në duar një armë snajper.

Ai tregon se foton e ka realizuar në Lin të Pogradecit. Ky postim ka tërhequr vëmendjen e komentuesve, njëri prej të cilëve i sugjeron ta marrë armën dhe në Parlament.

Gjuzi i është përgjigjur komentuesit se kjo nuk lejohet, por në Parlament do marrë një armë tjetër – një stilolaps.

“Nuk lejohet në Parlament me hy me armë snajper por edhe mundet të hyjmë me ndonjë armë tjetër siç është stilolapsi, i cili vret më shumë sipas Frashëllinjëve. Nuk vrasin konservatorët njerëz mik nuk vrasim, jemi disi paqësorë”, ia kthen Gjuzi komentuesit.

Publikimi i fotove të tilla me armë është një gjest që shumica e politikanëve përpiqet ta shmangë, por mesa duket Gjuzi si për shumë gjëra të tjera përbën një përjashtim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *