Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputeti francez: Me Shqipërinë në BE, Europa do të marrë fund



Në mbledhjen e djeshme kur u prezantua plani i investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor si dhe paketa e zgjerimit, eurodeputeti francez Jerome Riviere la të kuptohet se nuk do ta miratojë raportin.

“Me Shqipërinë, një vend i drejtuar nga mafia, por gjithashtu me një shumicë myslimane, Evropa që ju pretendoni të mbroni do të marrë fund”, tha Riviere, citon ocnal.com.

Pas fjalimit të Riviere, reagoi kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister, i cili i kërkoi të mos fyejë një vend mik si Shqipëria.

Hungarezi nga ana tjetër solli në vëmendje ndryshimet e miratuara në kodin zgjedhor të hënën duke deklaruar se “Zgjedhjet e ardhshme në prill nuk do të jenë demokratike”.

Relatorja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, kundërshtoi zërat për ngadalësimin e procesit të anëtarësimit, duke thënë se shqiptarët janë populli më pro-evropian në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *