Qeveria franceze ka në plan të vendosë dënime me burg dhe gjoba për mjekët të cilët sigurojnë të ashtuquajturat “çertifikata virgjërie” të diskutueshme për martesat fetare tradicionale.
Kjo masë e re është pjesë e projekt-legjislacionit që synon të përforcojë vlerat laike franceze dhe të luftojë atë që presidenti Emmanuel Macron e quan “separatizëm Islamist”.
Por grupi francez i këshillave për abortin ANCIC thotë se ndalimi i “testeve të virgjërisë” kërkon punë më të gjerë arsimore.
OKB thotë se testet e tilla duhet të ndalen.
Ministria e Brendshme franceze thotë se ligji propozon një vit burg dhe gjobë prej 15,000 eurosh për çdo profesionist mjekësor që lëshon një “certifikatë virgjërie”.
Sipas France 3, rreth 30% e mjekëve francezë thonë se u janë kërkuar certifikata të tilla dhe shumica e tyre refuzojnë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se praktika e inspektimit të himenit në mënyrë vizuale ose me gishta nuk mund të provojë nëse një grua apo vajzë ka pasur marrëdhënie vaginale apo jo. Ajo gjithashtu shkel të drejtat e saj njerëzore, thotë OBSH.
Sa e përhapur është kjo praktikë?
Gjinekologia Dr Ghada Hatem i tha France 3 TV se “në Francë kjo nuk prek mijëra gra – unë jam pyetur nga rreth tre gra maksimumi për certifikata çdo vit”. Shpesh janë vajzat nga Magrebi, vend në Afrikën veri-perëndimore me shumicë myslimane, që i kërkojnë ato.
Mjekja i tha France 3 TV se siguroi çertifikata të tilla për gratë dhe vajzat që kishin frikë nga dhuna fizike nga të afërmit ose çnderimi familjar.
“Nëse ata thonë vëllai im do të më rrahë, babai im do të më mbysë, vjehrrit e mi do të prishin reputacionin e familjes sime nuk kam asnjë arsye pse t’i mos besoj.”
“Testet e virgjërisë” janë dokumentuar në shumë vende nga OKB, Human Rights Watch dhe organizata të tjera. Ato bëhen jo vetëm për arsye fetare, por ndonjëherë edhe në hetimet për përdhunime ose në rekrutime në forcat e sigurisë.