Vendosni fjalën kyçe....

Goxhaj fiton ndaj qeverisë, gjykata shpall të pavlefshme gjobën 50 milionë lekë


Avokati Altin Goxhaj ka fituar gjyqin për gjobën prej 50 milionë lekësh të vjetra që i vendosi policia në fillim të muajit qershor për shkak të një proteste që ai kishte organizuar në maj kundër masave shtrënguese për Covid-19.

Goxhaj thotë se ka fituar ndaj qeverisë duke rrëzuar gjobën e majme, të cilën e konsideron si gjobën më të lartë të vendosur ndonjëherë në Europë për organizimin e një proteste. Sipas avokatit, në seancat gjyqësore nuk është paraqitur asnjë përfaqësues nga Policia e Shtetit, që vendosi gjobën, por vetëm përfaqësuesi i Kryeministrisë.

Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj, protestoi në maj te sheshi Skënderbej në Tiranë kundër masave shtrënguese për shkak të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Ditën që protestonte Goxhaj së bashku me aktivistë të tjerë, u shoqëruan në polici ndërsa pas tubimit, avokati edhe u gjobit për shkak se kishte thyer aktin normativ për masat ndaj Covid 19. Dhe gjoba nuk ishte e ulët, por plot 50 milionë lekë të vjetra.

KOMENTI I GOXHAJT

“SOT FITUAM GJYQIN ME EDI RAMËN

(vetëm përfaqësuesi i Kryeministrisë është paraqitur në çdo seancë, asnjë nga Policia e Shtetit)
DUKE RRËZUAR GJOBËN 50 MILIONË LEKË
PËR ORGANIZIMIN E PROTESTAVE KUNDËR PLANDEMISË NË MAJ 2020 🙂

Sot e mundëm përsëri Qeverinë.

Siç ju kam thënë miq, që ditën e parë që do ta rrëzoja gjobën e çmendur të Ramës prej 50 milionë lekësh për organizim protestash,

(e vetmja në historinë e Europës Kontinentale për një organizator proteste),
– megjithë pasionin dhe ulërimat histerike të përfaqësuesit të Ramës (Avokati i Shtetit) që kaloi në histeri sps i iku truri nga çmontimi total i të gjithë dosjes dhe paligjshmërisë totale të të gjitha gjobave të PLANdemisë,
– pasi çmonotova të gjitha provat që kishte sjellë Policia e Shtetit si të ishin letra nallbani dhe pa vulë e raport ekspertimi kibernetik (kishin sjellë faqe interneti të printuara duke ngatërruar madje dhe profilin tim :D),
– pasi paraqita referencat ligjore në detyrimet zbatuese të Vendimeve të Strasburgut e deri te komisionet e paligjshme partizançe të komisarëve të policisë pa ligj e pa proçedurë, nga fakti që Akti Normativ i Qeverisë nuk mund të ndalojë protestat dhe tubimet pasi Kushtetuta këtë e kufizon për “Gjëndjen e e Masave të Jashtëzakonshme” por jo për “Gjëndjen e Fatkeqësisë Natyrore”,
– etj etj etj

Në fund si qershia mbi tortë, i paraqita kërkesë gjykatës për gjykim inçidental në Gjykatën Kushtetuese të antikushtetueshmërisë së Aktit Normativ, (natyrisht kjo kërkesë që hapte Kutinë e Pandorës nuk u pranua).

Sot ishte Seanca e Gjyqit dhe u shpall pavlefshmëria e gjobës 50 milionë lekë.

Respekt gjyqtares Elvana Çiçolli që s’ja bëri syri tërr para klithmave histerike të Avokatit të Shtetit dhe nuk mbylli sytë para çdo paligjshmërie nga A në ZH që kishte kjo gjobë unike në historinë e Europës por e çensuruar në çdo nivel në media, por edhe institucionet e të drejtave të njeriut përfshi edhe ato ndërkombëtare sps siç e dini të gjitha pinë sisë te Buçja Soros.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për mua miq por edhe për ju, sps sot iu hap rruga ligjore demontimit total të të gjithë diktaturës së gjobave të PLANdemisë dhe sdms të drejtës së protestave.

Ja kjo është Studio Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm (Avokati Altin Goxhaj & Avokati @Erald Aga) që mund Ramën, Veliaj dhe sa e sa Oligark dhe pushtetarë.

Në foto direkt pas seancës gjyqësore duke grisur gjobën e çmëndur 50 milionëshe që natyrisht nuk ja vënë Lylit dhe lylzimsave për protestat e palifjshme por veç ne të Koalicionit Qytetar #PerShqiperine që do të bëjmë bashkë me ju Historinë e Kthesës Politike në 25 Prill 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *