Gjeneral Majori Maksim Malaj është larguar nga posti i Prefektit të Elbasanit. Në vend të tij është emëruar Klevis Xhoxhi.
Malaj ka mbajtur më herët postin e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë i kryeministrit Rama. Ai u emërua në këtë post për disa muaj duke u zëendësuar sot nga Xhoxhi.
Ky i fundit është diplomuar në Fakultetin Juridik ndërsa ka disa kualifikime. Ai ka mbajtur disa poste në administratën shtetërore, i fundit zv.kryebashkiak i Elbasanit.