Fatos Lubonja në një lidhje “Skype” në një intervistë për “Neës24” deklaroi se synimi i Ramës me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, është për të mbajtur pushtetin më gjatë.
Lubonja theksoi se Rama me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kërkon që të vazhdojë përçarjen e opozitës.
“Edi Rama me këtë ndryshim, synon që të mbajë pushtetin dhe përçarja e opozitës si më 2017, për të ka qenë shumë e rëndësishme, duke mbetur parti e parë. Kjo është e qartë si strategji e Ramës. Ilir Meta reagon më shumë, sepse ndoshta preket më tepër. LSI kishte rritje, për shkak se kishte pushtet.
Ajo që ndodhi më 2017 mund të vazhdojë edhe me PD-në, që edhe Partia Demokratike mund të pakësohet, nëse vota është e atij që është më i fortë për ta blerë. Opozita duhet të luftonte për koalicionet. Kam frikë se Edi Rama do iu marrë të gjitha llogoret opozitës e do i lërë lakuriq fare. Arbitri duket që është me njërën palë, me Ramën. Opozita duhet të bëhet njësh me problemet e popullit. Edhe për Kodin Zgjedhor, opozita duhet të thotë tek ambasadorët që nuk është i drejtë”- tha Lubonja.
Fatos Lubonja foli edhe për vizitën e Vahleryit në Shqipëri, deklaroi se vetë BE-ja ka interesat e saj gjeo-strategjike në vendin tonë, duke mbajtur narrativën e njëjtë.
“Këtu nuk është çështja e Varhelyit, por e gjithë BE-së që mban ndaj rajonit. BE kërkon që të mbajë narrativën e tranzicionit për interesat e saj gjeopolitike, sipas formulës, që ju keni bërë hapa përpara, por mund të bëni edhe më shumë hapa përpara. Ajo që ka thënë Ralf Gjoni mendoj se është shqetësim që e kanë shumë persona, edhe presidenti e ka thënë, për shumë gjëra në vend, edhe për Kodin Zgjedhor.
BE flet për hapa përpara, ndërsa Shqipëria po bën hapa drejt shkatërrimit. Europa duhet të dënonte këto që po ndodhin, por vazhdojnë me narrativën e tranzicionit. BE do të mbajë unionin, siç kërkon të mbajë Rama pushtetin me narrativën që kam bërë përpara”-u shpreh Lubonja.