Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi i madh i publikut për vite me radhë – Grimaldi: Me Garkon s’kam bërë kurrë seks


Javën e kaluar aktori Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në ‘Big Brother Vip’ .

Pas këtij rrëfimi, edhe ish-partnerja e Garkos, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar me aktorin për disa vite, ka bërë rrëfimin e saj për këtë marrëdhënie.

Pas kaq shumë kohësh, publiku zbuloi se marrëdhënia mes tyre nuk kishte qenë ashtu sikurse Garko dhe Grimaldi e kishin shitur.

Në një intervistë për “Chi”, Grimaldi ka treguar se në marrëdhënien e tyre mungonte marrëdhënia seksuale dhe se lidhja e tyre ka qenë një mashtrim. E pavarësisht kësaj, ajo thotë se do të donte të ishin martuar ose të kishin fëmijë sëbashku.

“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë në tavolinë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike … madje do të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të”– ka rrëfyer Eva, citon Ilgiornale.

Ajo vetë është martuar me aktivisten Imma Battaglia pasi zbuloi orientimin e saj të vërtetë seksual.

Në tapetin e kuq të eventeve kryesore italiane Garko dhe Grimaldi kanë qenë gjithmonë çifti më i fotografuar, por vetëm ata dhe rrethi i ngushtë i tyre e dinin se çfarë fshihej pas maskave të qeshura dhe të lumtur të shfaqura në publik. Të dy po fshihnin orientimin e tyre homoseksual.

Vetë Garko ka treguar se edhe pse kanë jetuar për 8 vite bashkë, mes tyre s’ka patur marrëdhënie seksuale: “Eva dhe unë jetuam së bashku për tetë vjet. Ne ishim një çift në të gjitha aspektet, e vetmja që na mungonte ishte seksi. Ne e ndihmuam dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. E doja aq shumë, por jo ashtu siç njerëzit mund ta imagjinonin dhe ndoshta, si person, unë mund të martohesha vërtet me të. Ajo është një grua e veçantë ”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *