Vendosni fjalën kyçe....

Meta i drejtohet Ramës: Rritja e pagave më e lartë ka qenë në periudhën 2006-2013


Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka përgënjeshtruar Kryeministrin Edi Rama lidhur me rritjen e pagave.

Sipas Metës periudha që ka pasur rritjen më të lartë të pagave ka qenë 2006-2013.

Kreu i Shtetit thotë se përgjigja e Ramës se fondi i pagave tregon rritjen është e gabuar.

Pyetjes a janë rritur pagat, Kryeministri i përgjigjet me një krahasim të fondit të pagave, që në fillim të vitit 2021 krahasuar me vitin 2006, fondi i pagave pritet të kalojë nga 45.5 miliard lekë, në 71.1 miliard lekë ose një rritje 56%.

I kujtojmë se është një fatkeqësi që Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen.

Fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave.

Zoti Kryeministër, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin shtetëror në vitin 2006 është 28822 lekë, ndërsa në vitin 2013 arrin në 52150 lekë ose një rritje prej 81% me një rritje vjetore mesatarisht 11.6%.

Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 paga mesatare arrin në 63826 lekë ose një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%.

Pra si shikohet pagat janë rritur mesatarisht për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020.

Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë maksimale dhe jo mashtrime elektorale!”-shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *