Vendosni fjalën kyçe....

Nuk u zgjodh si komisioner i KQZ-së, Bledar Skënderi emërohet drejtor i AKU-së


Këshilli i Ministrave ka emëruar si drejtor të ri të AKU-së, ish-anëtarin e KQZ-së, Bledar Skënderin.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, pas shkarkimit të Robert Lilit nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Lili nga ana tjetër mësohet se do vijojë angazhimin e tij brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë.

Bledar Skënderi kishte aplikuar si komisioner i KQZ-së, por u skualifikua. Me emërimin në krye të këtij institucioni, Skënderit i duhet të heqë dorë nga kandidatura për anëtar të KQZ-së së re, në drejtim të së cilës u zgjodh Ilirjan Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *