Policia ka nisur një aksion të madh anti-drogë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin. Sipas “Report TV”, në këtë aksion janë angazhuar rreth 70% e kupolës së policisë.
Të angazhuar janë agjentë anti-drogë, drejtoritë vendore të të gjithë qarqeve të vendit dhe drejtues të komisariateve.
Po ashtu po përdoren për monitorim dhe zbulim të parcelave me kanabis, 50 drone dhe 2 helikopterë.