Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Nishanin e publikon videon: S’ka rikthim vizash


Kryeministri Rama ka ritheksuar sot se qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Ai ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook ndërsa shkruan se programi ETIAS është sistem filtrimi kundër terrorizmit e krimit të organizuar i vendeve të BE-së për ata që duan të hyjnë në zonën Shengen.

Rama shkruan se qytetarët duhet të aplikojnë online për të parë nëse u lejohet hyrja në vendet e BE-së.

“Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar. Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve shëndetësore🇪🇺 #ViniMaskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *