Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin Oliver Varhelyi deklaroi se ai ka qenë mbështetës i Shqipërisë dhe vendeve të ballkanit.
Më tej Rama theksoi se Varhelyi është angazhuar për një plan masiv ekonomik.
“Që në sekondën e parë të fillimit të punës Komisioneri ka qenë një mbështetës i pakursyer i të gjithë vendeve të Ballkanit dhe i Shqipërisë në procesin e përshpejtimit të rrugës së çeljes së dyerve për të negociuar anëtarësimin në BE. Siç do ta thotë vetë sot, nuk është mjaftuar vetëm me këtë aspekt të komisionit , por është angazhuar për një plan masiv ekonomik. Ai ka treguar ndershmërinë e tij të thënit të gjerave ashtu siç janë qoftë kur do na i thotë neve, qoftë kur i thotë për ne në Bruksel”- tha Rama