Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: Nuk mund të kufizohet e drejta për koalicione para dhe paszgjedhore


Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, në konferencën për shtyp komentoi edhe ndryshimet për Kodin Zgjedhor të votuara nga Kuvendi në datën 5 tetor.

Varhelyi deklaroi se Komisioni është duke analizuar votimin e Kuvendit, ndërsa shtoi se nuk mund të kufizohet të drejtat e partive për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve.

Sa i përket reformës zgjedhore ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duket që ka të bëjë me një çështje në thelb. Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen dhe nuk bëhen më të vështira me anë të këtyre reformave atëherë ne mund ta shohim atë projektligj me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet para dhe pas zgjedhjeve. Reformat e 5 qershorit ishin tejet të rëndësishme. Shpresoj që në bazë të asaj marrëveshjeje partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Po e konfirmoj, më pas do kem takim me kreun e opozitës jashtëparlamentare”, deklaroi Varhelyi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *