Vendosni fjalën kyçe....

Balla për progres-raportin e KE-së: Shqipëria është më e përgatitur se kurrë më parë për çeljen e negociatave


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka deklaruar sot se BE-ja ka dhënë një mesazh të qartë lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt pjesëmarrjes në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të progres-raportit të KE-së, numri dy i PS-së theksoi se në raport vlerësohen të gjithë hapat e bërë nga Shqipëria për të qenë pjesë e konferencës.

“Gjatë këtyre ditëve të gjithë kemi dëgjuar të përsëritet në vazhdimësi refreni që Shqipëria me demek nuk ka përparuar në asnjë prioritet të lënë nga Këshilli. Ky është momenti i së vërtetës, ku secili të gjejë veten në raportin 125 faqësh, ku e zeza mbi të bardhë renditen arritjet e vendit, jo vetëm në përparësitë e vendosur nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por sipas Komisionit hapa janë regjistruar në të gjithë Kapitujt që Shqipëria duhet të negociojë për anëtarësim të plotë në familjen evropiane.” – tha Balla.

Ai shtoi më tej se Shqipëria e sotme nuk ka asnjë ngjashmëri me atë të vitit 2014, kur këshilli i BE-së i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

“Nëse analizojmë arritjet e deritanishme dua që gjithsejcili prej nesh të rikthejë në vëmendjen e tij Shqipërinë e 6 viteve më parë kur Këshilli i Bashkimit Europian vendosi t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ajo Shqipëri nuk ka kurrfarë ngjashmërie me Shqipërinë e sotme ku vendi pret mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me një nivel përgatitje më të lartë se kurrë më parë.” – vijoi Balla.

Në fund, sekretari i Përgjithshëm i PS-ë, tha se plani i investimeve të BE-së në rajon është një lajm shumë i mirë për shoqëritë e rajonit duke ndihmuar j vetëm integrimin me njëra-tjetrën por edhe për të zvogëluar dallimet me vendet e BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *