Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se ndihet mirë pas infektimit me Covid-19, duke e përshkruar sëmundjen si “një bekim nga Zoti”.
Trump u kthye në zyrën Ovale të mërkurën, më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv.
Mjekët e tij zbuluan se presidenti nuk ka më simptoma të Covid-19 për më shumë se 24 orë dhe ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë.
Në një mesazh me video të mërkurën, Trump tha se të gjithë amerikanët duhet të kenë qasje në trajtimet që iu dha. “Unë dua që të gjithëve t’i jepet i njëjti trajtim si presidentit tuaj”– tha Trump.
“I want everybody to be given the same treatment as your president. Because I feel great. I feel, like, perfect,” Trump says in a new video.
“I think this was a blessing from god that I caught it, this was a blessing in disguise.” pic.twitter.com/KwpsmeRdws
— Andrew Solender (@AndrewSolender) October 7, 2020
Trump premtoi gjithashtu të sigurojë falas ilaçet e prodhuara nga Regeneron.
Ai tha se trajtimi eksperimental i antitrupave që iu dha javën e kaluar ishte më shumë një kurë sesa një masë terapeutike, duke shtuar se qindra mijëra doza ishin gati të gatshme. Por ilaçet e Regeneron nuk janë të miratuar nga rregullatorët federalë.
“Ky ishte një bekim i maskuar – e kapa, dëgjova për këtë ilaç, thashë më lini ta marr dhe ishte e pabesueshme”- tha ai, duke shtuar se do të kërkonte autorizime për përdorim urgjent për ilaçet.
JUST IN: Trump releases video message, praises regeneron & says catching COVID was “a blessing from God.”
“I want everybody to be given the same treatment as your President.”
“China’s gonna pay a big price—This was China’s fault, just remember that.”pic.twitter.com/KKzA0aaz5r
— Breaking911 (@Breaking911) October 7, 2020
Presidenti Trump përsëriti sulmet e tij ndaj Kinës, duke u thënë amerikanëve: “Ju nuk do të paguani për të. Nuk ishte faji juaj që ndodhi kjo. Ishte faji i Kinës. Dhe Kina do të paguajë një çmim të madh. Ky ishte faji i Kinës”.