Çmimi Nobel në Letërsi këtë vit i ka shkuar shkrimtares amerikane Louise Glück. Në prezanimin e çmimit, Akademia Suedeze thekson se Louise Glück e fitoi atë ‘për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale’.
E lindur në 1943, Glück ka shkruar 12 përmbledhje me poezi dhe dy libra ese. Koleksioni i saj më i fundit është ‘Nata Besnike e Virtoze’, shkruar në vitin 2014.
Gjatë një karriere që përfshin gjashtë dekada, ajo ka eksploruar traumën, vdekjen dhe shërimin, në poezi që studiuesit kanë argumentuar se janë njëkohësisht rrëfyese dhe misterioze.
Gjatë dhënies së çmimit, kreu i akademisë, Olsson, tha: “Ajo nuk duhet të konsiderohet si një poete rrëfyese. Ajo kërkon universalitetin.”
Glück ka shkruar për prekjen nga anoreksia si adoleshente, duke thënë më vonë se ishte rezultat i përpjekjeve të saj për të kërkuar pavarësinë nga nëna e saj si dhe vdekjes së motrës së saj më të madhe, që ndodhi para se të lindte Glück. Ajo e botoi koleksionin e saj të parë, ‘I parëlinduri’ në 1968.
Poetja ka fituar çmimin Pulitzer për poezi në vitin 1993 për koleksionin ‘Irisi i egër’.
Glück është gruaja e 16-të në histori që fiton Nobelin në Letërsi.
Selma Lagerlof, 1909
Grazia Deledda, 1926
Sigrid Undset, 1928
Pearl Buck, 1938
Gabriela Mistral, 1945
Nelly Sachs, 1966
Nadine Gordimer, 1991
Toni Morrison, 1993
Wislawa Szymborska, 1996
Elfriede Jelinek, 2004
Doris Lessing, 2007
Herta Muller, 2009
Alice Munro, 2013
Svetlana Alexievich, 2015
Olga Tokarczuk, 2018
Louise Glück, 2020