Ish-bashkëshorti i Brigitte Macron është ndarë nga jeta dhjetorin e kaluar, por lajmi është mbajtur i fshehtë për nëntë muaj dhe është zbuluar vetëm ditën e djeshme.
André-Louis Auzière, një bankier 69-vjeçar në pension, i kaloi ditët e fundit në ‘privatësi të rreptë’. Kështu tha një nga fëmijët e tij, që ai e kishte me gruan e presidentit Emmanuel Macron.
Vajza avokate Tiphaine Auzière, tha të mërkurën se i ati kishte 9 muaj që kishte ndërruar jetë: “Babai im vdiq, unë e varrosa atë më 24 dhjetor në privatësinë më të rreptë. Unë e adhuroja atë, ai ishte një jokonformist që vlerësonte anonimitetin e tij më shumë se gjithçka. Ai duhet të respektohet.”
André-Louis Auzière u martua me Brigitte Trogneux në vitin 1974 dhe së bashku kishin tre fëmijë – Tiphaine (sot avokate 36-vjeçe); Sébastien (sot inxhinier 45-vjeç) dhe Laurence (sot kardiologe 43-vjeç).
Pas viteve të lumtura së bashku, familja kaloi një krizë në fillim të viteve 1990, kur Brigitte filloi një lidhje me një djalë 25 vjet më të ri – Emmanuel Macron.