Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden pas pesë ditësh trupat e dy kushërinjve në Malësinë e Madhe, u vranë pas sherrit për kanabisin


Janë gjetur trupat e pajetë të kushërinjve Vilson Çutaj e Klement Pepaj.

Ato u gjetën në fshatin Rrenc, ku ishin mbuluar me shkurre. Lajmi është dhënë nga familjarët e dy viktimave.

Autori i dyshuar i vrasjes së kushërinjve është Daniel Pepaj, i cili është shpallur në kërkim e dyshohet se ka kaluar në Malin e Zi.

Fillimisht lajmin për vrasjen e mundshme në Malësinë e Madhe e dha gazetari Artan Hoxha, i cili shkroi se dyshohej për tre viktima pas përplasjes për parcelat me kanabis.

Nga dëshmitë e deritanishme dyshohet se Klement Pepaj e Vilson Çutaj e kanë dhunuar fizikisht autorin e dyshuar, Daniel Pepaj.

Më pas ky i fundit dyshohet se i ka qëlluar për vdekje dy kushërinjtë, trupat e të cilëve janë gjetur sot.

Tre të rinjtë janë nga Malësia e Madhe. 37-vjeçari Vilson Çutaj është banues në Bajzë ndërsa Klement Pepaj, 25 vjeç  e Daniej Pepaj janë të dy banues në fshatin Vrith, pranë të cilit ka ndodhur ngjarja e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *