Vendosni fjalën kyçe....

Katastrofë mjedisore në Rusi, ngordhin 95% e gjallesave në shtratin e gjirit Avacha


Shqetësimet për jetën në oqeanet rreth rajonit verilindor të Rusisë, Kamchatka, janë rritur ndjeshëm, pasi shkencëtarët zbuluan se 95 për qind e të gjithë organizmave që jetonin në shtratin e detit të gjirit Avacha të gadishullit kanë ngordhur.

Alarmi u ngrit fundjavën e kaluar kur grumbujt e gjallesave të ngordhura filluan të dilnin në plazhet e Kamchatkas. Fotografitë e oktapodëve, gaforreve dhe yjeve të detit u bënë virale në mediat sociale ruse dhe sërfistët lokalë raportuan se edhe ata kishin përjetuar probleme me sytë e tyre pasi ishin futur në ujë.

Zbulimet e fundit duket se kanë pohuar frikën më të keqe të ekologëve. Pasi studiuan ujin e gjirit Avacha, studiuesit zbuluan se 95 përqind e organizmave që jetojnë në det

Informacioni i publikuar nga qeveria e Kamchatkas sugjeron që situata ekologjike në rajon ka të ngjarë të përkeqësohet. Nga kafshët e mbijetuara, shumë më tepër do të ngordhin për shkak të prishjes së zinxhirit ushqimor.

Të hënën, guvernatori i Kamchatkas, Vladimir Solodov, tha se ndotja mund të jetë shkaktuar nga njeriu, dukuritë natyrore apo vepprimtaria sizmike, megjithatë për përfundimet më të sakta pritet të dalin rezultatet e laboratorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *