Kreu i Shtetit, Ilir Meta e ka quajtur marrëveshjen e 5 qershorit si ordinere.
Meta shpjegoi në një intervistë për emisionin “Opinion” se ajo nuk thotë asgjë përveç se palët bien dakord se do bëjnë zgjedhje të barabarta.
“Në thelb është një marrëveshje që do bëjmë zgjedhje të barabarta. D.m.th që ndodh kudo. Ne jemi një vend anëtar i NATO, ne jemi një vend që duam të çelim negociatat me BE, dhe del një mazhorancë dhe thotë do qëndrojmë përjetë një mazhorancë. Por kur vjen radha të zgjedhjet të gjithë jemi njësoj”-deklaroi Meta.