Vendosni fjalën kyçe....

“Nga raportet e tensionuara me Ramën deri te angazhimi për 25 prillin”-Deklaratat e forta të Metës


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Opinion” bëri disa deklarata të forta lidhur me situatën politike në vend dhe raportet e tensionuara mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht, meta u ndal te ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke lajmëruar se do i kthejë me dekret ndryshimet në Kuvend edhe pse po e bën i detyruar pasi nuk ka shpresa për reflektim nga mazhoranca.

Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian”-deklaroi Meta.

Teksa foli në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve politike, Meta e cilësoi atë një marrëveshje ordinere.

Sipas tij, ajo ishte thjeshtë një marrëveshje ku palët politike deklaruan zgjedhje të barabarta, pavarësisht se ajo u përshëndet nga personalitete të larta të Europës dhe SHBA.

Çfarë është marrëveshja e 5 qershorit? Është marrëveshje ordinere, po ta them unë, në thelb është ordinere. Ajo u përshëndet nga komisioneri për zgjerim që ishte dje këtu, u përshëndet nga Budestagu, nga Sekretari i Shtetit që ka 5 mijë halle nga të gjithë. Nuk ishte ndonjë gjë, ishte që ne do të bëjmë zgjedhje të barabarta,”-tha Meta

Duke aluduar ndoshta krijimin e një force të re opozitare, Meta tha: “Edhe sikur opozita PD- LSI të mos marr pjesë në zgjedhje siç bëri në zgjedhjet lokale, në Shqipëri do të ketë opozitë zgjedhore dhe kjo opozitë do të fitojë në zgjedhjet e 25 Prillit”.

Presidenti tha se angazhimi i tij është të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që forcat politike nuk janë në vëmendjen e tij.

As më interesojnë fare as PD, as LSI dhe as PS, partia ku unë vajta në vitin 1991 kur nuk shkonte asnjeri dhe kur Edi Rama thoshte: të varen komunistët  dhe krijonte KSI, partinë kristian-islamike”, u shpreh presidenti.

Ndërsa akuzave të Ramës, se Presidenti takohet me persona subjekt të OFl-së, Meta iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë duke thënë se  i vetmi kriminel që ka takuar është kryeministri.

Shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë t’i takoj. Unë të vetmin person që kam takuar me rekorde kriminale është Edi Rama. Lëri ato përrallat e atij çfarë di ai. Unë ruhem nga garda e Republikës. Unë jam te shtëpia, te pallati i Brigadave, të rezidenca në Durrës dhe shtëpia ku jetoj në Lalëz. Unë nuk mund të shkoj askund. Ai gënjen edhe pa hapur gojën jo më kur hap gojën. Ai ka bërë një krim të jashtëzakonshëm sepse ka frikë nga vota e shqiptarëve. Me lista të hapura i del nga kontrolli Partia Socialiste. Ai është mister 1 prilli”- shprehet Meta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *