Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Korçë, plagoset 28-vjeçari


Një sherr mes dy personave në Korçë ka përfunduar në nxjerrjen e mjeteve prerëse ku një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.17 të qytetit ku shtetasi me iniciale E.I dyshohet se qëlluar me thikë shtetasin me iniciale P.M.

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *