Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim masiv në një depo armësh në Rusi, evakuohen banorët në 14 fshatra (PAMJET)


Mijëra banorë të më shumë se 14 fshatrave në Rusi janë evakuuar, pasi një zjarr i madh nisi në një depo armësh në duke shkaktuar shpërthime të shumta.

Incidenti ndodhi në rajonin Ryazan në jug-lindje të Moskës, ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Dëshmitarët thanë për mediet lokale se predhat shpërthenin pothuajse çdo 10 sekonda në bazë.
Si pasojë e shpërthimeve, flakët dhe retë e mëdha të tymit u ngritën në qiellin mbi depon, e cila thuhet se përmbante 75,000 ton municione.

Të paktën 14 fshatra brenda një rrezeje prej pesë kilometrash nga baza janë evakuuar nga autoritetet, së bashku me personelin që ndodhej në strukturë.
Ndërkohë u ndalua qarkullimi në një autostradë aty pranë, shkruan RT.

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk kishte viktima, por mjekët thanë për mediet se dy persona u plagosën nga shpërthimet dhe kërkuan shtrimin në spital. Një nga pacientët, një grua, u transferua në kujdesi intensiv me një dëmtim në kokë.

Më shumë se 400 zjarrfikës po luftonin në mbrëmje të mërkurën për të shuar flakët që shpërthyen në depo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *