Vendosni fjalën kyçe....

Teliti: Presidenti rihap një dritare për tu kthyer te konsensusi për Kodin Zgjedhor


Shefi i kabinetit të Kreut të PD-së, Dorian Teliti, në një intervistë për gazetaren Juli Krisafi në Syri TV ka folur për kodin zgjedhor dhe kushtëzimin për integrimin evropian.

Sipas Telitit, kreu i qeverisë ka një shans për të rregulluar gabimin që ka bërë dhe këta do ia ofrojë Kreu i Shtetit Ilir Meta me rikthimin e mundshëm të ndryshimeve për Kodin Zgjedhor.

Vetë komisionari Varhelyi ka bërë thirrje për konsensus. Ky konsensus u arrit më 5 qershor dhe u shkel më pas nga Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. PS është në minorancë absolute dhe ai prandaj ndërmerr këto iniciativa,” tha Teliti.

“Deklarata e Metës për rikthimin e ndryshimeve në Kuvend, po rihap një dritare që kryeministri t’i vërë gishtin kokës dhe të gjejë konsensusin me opozitën për të vazhduar përpara. Nëse mazhoranca nuk respekton konsensualitetin, ky është një hap mbrapa, por që u kushton të gjithë shqiptarëve”- tha Teliti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *