Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e të rinjve në Malësinë e Madhe/ Ngujohet babai i të dyshuarit pas ultimatumit


Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me tre të rinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe. Babai i njërit prej tyre, Daniel Pepaj, është ngujuar nga frika se familjarët e dy të rinjve të tjerë do duan të hakmerren.

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj të cilët rezultojnë të humbur që nga 3 tetori dyshohen se janë vrarë nga Danjel Pepaj, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Balkanweb shkruan se Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja Çutaj i ka vendosur një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe për të gjetur trupin e pajetë të djalit të tyre, afat ky që ka mbaruar para dy netësh.

Pas kësah ngjarjeje të rëndë, kushërinjtë e Vilson Çutajt kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë.

Policia e Shkodrës ka kërkuar nga ajri përmes një droni përveç kërkimit fizik por ende nuk janë gjetur trupat e të rinjve, ndërkohë që ka më shumë shpresë se ata do gjenden pas korrjes së parcelave me kanabis.

Dyshohet se Danjel Pepaj ka patur parcelën e tij me kanabis ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë patur një tjetër veçmas.

Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali për t’i treguar për ngjarjen. Sipas zbardhjes së Balkanweb, Pepaj i ka thënë të vëllait se “njërin e kam qëlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”.

Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”.

Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas është larguar në drejtim të paditur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *