Vendosni fjalën kyçe....

Dendias zbret në Prishtinë: Njohja e Kosovës çështje e vendosje së marrëdhënieve mes dy vendeve


Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka dhënë sinjale të forta se vendi i tij së shpejti mund ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për vizitë zyrtare, Dendias i ka thënë Klan Kosovës se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës se a do ta njohë Greqia Pavarësinë e Kosovës ose jo, por është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai tha se vizita e tij në Kosovë është tregues për bashkëpunimin rajonal mes fqinjve.

Po nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ku edhe e ka pritur homologun e saj, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se kjo vizitë është një sinjal i mirë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë po thellohen.

Kryediplomatja kosovare po ashtu ka thënë se miqësia e përbashkët që Kosova dhe Greqia e kanë me SHBA-të mund të ketë ndikim në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, si dhe do ta ketë edhe një takim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *