Kryeministri i Kosovës, Hoti, tha në seancën e sotme në Kuvend se kërkesa e Kosovës në dialogun me Serbinë është marrëveshja për njohje përfundimtare të ndërsjellë.
Kreu i qeverisë e bëri deklaratën teksa po raportonte për 100 ditët e qeverisjes së tij, shkruan Lajmi.
“Kërkesa e jonë është që të shkohet në dialog për marrëveshje finale, njohje reciproke, ulëse në organizatën e kombeve të bashkuara dhe hapja e rrugës në integrime euroatlantike” – tha ai.
Ai shtoi se dialogu me Beogradin do mbështetet në Kushtetutën e Kosovës.
“Kam me e përsërit 100 herë, sa herë të flasim për dialogun, unë do t’iu them se këtë proces do ta dërgojmë përpara vetëm sipas Kushtetutës, nuk do të shkojmë me 10 burra në Bruksel , as nuk do të bëjmë ligje antikushtetuese për dialogun. Mësohuni me këtë qasje, kjo është qasja jonë e kësaj qeverie, nuk ka tjetër.” – shtoi ai.