Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar në Itali për trafik narkotikësh, arrestohet 25-vjeçari në Durrës


Një 25-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin për në shtetin italian.

Gjykata italiane e Ravenës ka lëshuar urdhër arresti për shtetasin me iniciale M.Gj banues në Durrës për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”.

Arrestimi i tij u krye në bashkëpunim të policisë së Durrësit me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Durrës është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:
M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian
”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *