Vendosni fjalën kyçe....

I përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, SPAK mbyll hetimet për Blendi Tetën, i konfirmon akuzën


Blendi Teta dhe Santiago Malko

SPAK ka mbyllur hetimet për Blendi Tetën, i cili është një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos i ekzekutuar më 27 gusht të vitit të kaluar.

BalkanËeb” raporton se SPAK i ka konfirmuar akuzën për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit. Për të dyshuarit e tjerë dosja është veçuar.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive.

Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *