Vendosni fjalën kyçe....

“Me Metën, Saliun e Monikën s’ka drejtësi, Luli bën ç’i thonë këta”


Kryeministri Rama ka theksuar sot se nën drejtimin e Partisë Socialiste sistemi i drejtësisë është vënë në rrugë të mbarë edhe pse ka ende shumë problematika.

Kreu i qeverisë tha nën drejtimin e PS-së rruga është e vështirë por do ketë drejtësi ndërsa me Metën, Saliun, Monikën e Lulin rruga do jetë e lehtë por s’do ketë asnjëherë drejtësi.

“Drejtësia është një kantier ku punohet, ku ka plot rrëmujë, pisllëk, plot ende për të përfunduar por ku për herë të parë që nga ndërrimi i sistemit janë vendosur themelet e një sistemi drejtësie që do u japë mundësinë fëmijëve tanë të mos e pësojnë si ata që lindën në vitet ’90 dhe sot s’e kanë një sistem drejtësie të drejtë.

Drejtësia s’është ende aty ku pritet po përpëlitet ende por kushe e besonte që korporata më e madhe fitimprurëse në konsumin e shtetit, korporata e gjyqtarëve dhe prokurorëve do çmontohej e kjo gjë do materializohej para syve tanë. Kush do drejtësinë nesër, duhet të mbështesë PS-në. Për këtë mjafton të dëgjojë Metën, Saliun, Monikën. Luli bën çfarë i thonë këta tre të tjerët. Me ne në krye ka vështirësi po nesër do ketë drejtësi.” – tha Rama.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së që po mbahet te Amfiteatri i Liqenit Artificial, Rama ta se punësimi sot është më i drejtë duke theksuar punësimin në sistemin shëndetësor e atë arsimor duke vlerësuar punën e ish-ministrave Beqaj e Nikolla.

“Punësimi është rritur që ka ardhur si rezultat i lehtësimit të sistemit të taksave. Bizneset e mëdha kanë paguar tre herë më shumë taksa që i ka marrë shteti dhe jo familjet e tyre. 400 milionë dollarë më shumë. Që 100 më të mëdhenjtë i kanë derdhur në arkën e shtetit. Është e pavërtetë që ata kanë marrë më shumë tendera.

Ne e bëmë taksën zero për bizneset që kanë deri në 140 milionë lekë xhiro. Luli do thotë kur të vijë fushata do thotë do e bëjmë taksën minus 0.5 sepse do që njerëzit të gëzohen kur u flet. A është më i drejtë sistemi i rekrutimit në punë. Dje për t’u bërë infermiere duhet të merrje kartonin kuq e bardhë të Monikës dhe Ilirit edhe nëse i bije patkoit.

Nuk futesh dot në punë në spital kushdo që të jesh dhe kjo falë Ilirit e Ogertës. Nuk futesh dot në punë msësues e as në shkollë të lartë nëse nuk e meriton dhe kjo falë Lindita Nikollës. Mund ta kesh babin me shumë lek por ta kalon djali i një çobani.” – shtoi Rama.

Kryeministri ceku edhe punën që po bëhet me shkollat dhe trajtimin e fëmijëve dhe nxënësve duke theksuar çekun e bebeve dhe librat falas për nxënësit.

“Po për fëmijët si është. Marrin çek që në lindje dhe nuk ende nëpër zyra por sot i merr në bankë. Po nxënësit a janë njësoj. Sot i kanë të gjitha librat falas, jo librat e Fariut. Dhe mund të vazhdoj kështu në çdo sektor, të numëroj faktë pafund. Në çdo drejtim në PS ka më shumë përjekje të pandalshme e pakthyeshme për t’i vënë gjërat në vend. Me ata tjerët ka vetëm rrëmujë dhe ato që bëhen, bëhen mbrasht.” – theksoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *