Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mesazhin e Presidentit Ilir Meta drejtuar socialistëve kundër kreut të tyre.
Në një postim në Twitter, Rama ka përsëritur të njëjtin mesazh me të cilin i është drejtuar gjatë këtyre ditëve Metës.
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”-shkruan Rama.