Vendosni fjalën kyçe....

Meta drekë pune me rektorët e universiteteve publike: Diskutime për rritjen e cilësisë së arsimit e motivimin e të rinjve


Presidenti Meta ka pritur në një drekë pune rektorët e dekretuar të uiversiteteve publike në vend. Kreu i shtetit shkruan se kjo ishte një mundësi e shëlqyer për të shkëmbyer mendime në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Po kështu Meta vëren se gjatë drekës është diskutuar mbi rritjen e cilësisë në Arsimin e Lartë e motivimin e të rinjve si dhe rritjen e masave për t’u kujdesur për shëndetin e studentëve dhe stafit akademik në periudhën e pandemisë.

“Shumë i lumtur sot të isha në një drekë pune me rektoret dhe rektorët e dekretuar të Universiteteve Publike të Shqipërisë.

Një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar në prag të fillimit të vitit të ri akademik, mbi rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, motivimin e të rinjve për një formim bashkëkohor konkurrues për tregun e punës, por veçanërisht për një vëmendje të shtuar ndaj masave për t’u kujdesur ndaj shëndetit të studentëve dhe stafit akademik në periudhën e vështirë të pandemisë.” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *