Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama pas sulmit që ky i bëri në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së.
Kreu i shtetit shkruan se e do më shumë Margarita Tutulanin se bashkëshorten e tij, Kryemadhi duke shpjeguar arsyen pse.
Presidenti i përgjigjet kreut të qeverisë edhe për çështjen e dekoratave duke shkruar se nuk ka atdhe në botë pa dëshmorë e pa heronj.
“O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!” – shkruan Meta në Facebook.