Vendosni fjalën kyçe....

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 5 personave, të dënuar për trafik narkotikësh dhe vjedhje bankash


Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar formularin në 3 qytete, duke i kërkuar burimin e pasurisë 5 personave të dënuar për vjedhje të bankave dhe trafik të lëndëve narkotike.

Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë: Aleksandër Sinanaj, Aldo Saka, Aurel Laçku, Halil Hoti dhe Aleksandër Lazri.

Aleksandër Sinanaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
Aldo Saka banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aurel Laçku banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Halil Hoti banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aleksandër Lazri banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thote policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *