Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai planifikon t’i rikthehet fushatës, pas shërimit nga Covid-19 dhe mund të mbajë një tubim që të shtunën.
“Unë mendoj se do të provoj të bëj një miting të shtunën në mbrëmje nëse kemi kohë të mjaftueshme për ta bërë atë së bashku. Duam të bëjmë një miting të mundshëm në Florida të shtunën në mbrëmje. Unë mund të kthehem dhe të bëj një në Pensilvani të dielën.” – tha Trump për Fox News në një intervistë të enjten në mbrëmje.
Trump edhe një herë vlerësoi ilaçin Regeneron për shërimin e tij të shpejtë, duke thënë: “Është e pabesueshme se çfarë po ndodh, ndihem shumë mirë!”