Vendosni fjalën kyçe....

Putin fton në Moskë ministrat e Jashtëm të Armenisë e Azerbajxhanit, synon armëpushimin


Presidenti rus Putin ka thënë se diplomatët e lartë të Armenisë dhe Azerbajxhanit janë ftuar të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Moskë të premten për të mundësuar një armëpushim ‘humanitar’ në zonën e Nagorno-Karabakut.

Putini u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt të ndërpresin armiqësitë ‘për arsye humanitare’ për të lejuar një shkëmbim të të burgosurve dhe një shkëmbim trupash të të vrarëve në përleshje, tha Kremlini të enjten.

Presidenti rus më parë e përshkroi ballafaqimin ushtarak të vijueshëm në rajonin e kontestuar si një ‘tragjedi’.

Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u ftuan të marrin pjesë në ‘këshillime’ për të arritur një armëpushim të premten ku ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, do të veprojë si një ndërmjetës.

Ftesa erdhi pasi lideri rus kishte folur më herët në telefon si me kryeministrin e Armenisë, Nikoll Pashinyan ashtu edhe me presidentin e Azerbajxhanitm, Ilham Aliyev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *