Vendosni fjalën kyçe....

Rama e mbyll me Metën: Është bërë si Borati me dekoratat. Demokratët do votojnë PD-në e do marrin në paketë edhe LSI-në


Në pjesën e fundit të fjalës në Asamblenë e PS-së, kryeministri rezervoi një sulm për presidentin e vendit.

Ai e ironizoi kreun e qeverisë lidhur me dekoratat që shpërndan duke e krahasuar me personazhin e Boratit në komedinë me të njëjtin titull.

Ilir Meta ju ka shkruar një letër. Kënga e Ilir Metës ka të bëjë me një njeri që e do Shqipërinë vetëm për vete. Fakti që ka thënë se më keni marrë nga refugjat dhe më keni bërë ministër. Kjo tregon se Ilir Meta i do refugjatët. Iliri do video, unë me video nuk merrem. Do video për skutat ku ai futet. S’la njeri pa dekoruar, ka marrë varrezat me radhë, njësoj si Borati. La nam. S’e kuptoj. Ilir Meta mendon se është hero. Dekoroi Vojo Kushin që është Hero i Popullit, ky e dekoron. S’e kuptoj fare. Farsë. Komedi, tragjikomedi.” – tha Rama.

Kryeministri foli edhe për koalicionet duke thënë se për votuesit demokratë do jetë problem. Rama tha se ndërsa demokratët do votojnë për PD-në, do marrin në paketë edhe LSI-në me Metën e Kryemadhin.

“Vota më 25 prill do jetë problem shumë i madh për demokratët dhe këdo që ka arsye të vetat për të mos na votuar. ti voton Lulin por nuk merr Lulin, merr Monikën de Ilirin në paketë. Imagjinoni Lulin kryeministër, Monika shefe llogarish, Iliri me dekorata. Lulin duhet ta shpëtojmë.

Si ke piramidat, ke Vebiu. Luli s’i do ata. Do që t’i heqi. Ku hiqen ata. Ne e dimë se çfarë kemi hequr. Luli është vetëm pasagjer aty. Lokomotivën në fakt e lëviz Iliri. Saliu skaparmento, Monika fatorino. Lulit me kapele. Do jetë një fushatë shumë interesante. Lulin dua ta shpëtoj por nuk dua kurrë t’i ndaj ata. Të gjithë bashkë. Duhet ta ndihmojmë Ilir Metën që t’u thotë shqiptarëve çfarë do akoma. Askush s’i ka pasur ato që ka pasur Ilir Meta. Që nga koha e Skënderbeut askush s’ka pasur ato që ka pasur Meta. Kryeministër, kryetar parlamenti e president. Këtë do e zbulojmë hap pas hapi. Shumë faleminderit.” – mbylli fjalën Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *