Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon ashpër LSI-në: Si ne e ka pësuar edhe PD-ja, LSI-ja njësoj si qelizat e kancerit


Kryeministri Rama ka sulmuar ashpër LSI-në gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së. Ai tha se LSI-ja e sheh qeverisjen si mënyrë për t’u rritur nën kostumin e shtetit.

Ai e krahasoi partinë në fjalë me qelizat e kancerit që shtohen për të vdekur trupin ku shtohen. Kryeministri tha se të njëjtën gjë e ka pësuar edhe PD-ja nga ana e saj në koalicionin me LSI-në.

Rama tha gjatë fjalës së tij se çarja me LSI-në pas mandatit të parë ishte për reformën në drejtësi.

“Aleati ynë janë njerëzit, koalicioni ynë janë njerëzit, jemi partia më e madhe dhe me shumicën e shqiptarëve do i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër të gjitha forcat bashkë që duan të na tërheqin e ta mbajnë vendin peng. Kam qenë partizan i bashkimit me LSI-në, dy herë, partizan i bashkimit të së majtës me dy shpirtra që u krijua nga një çarje e madhe e PS-së. Kam besuar se kjo ishte rruga e duhur për një pol të fuqishëm qeverisës.

Të dyja herët problemi është zmadhuar për një fakt të thjeshtë. LSI-ja nuk ka lidhje me qeverisjen. Do të jetë pjesë e qeverisë për t’u rritur në kurriz të shtetit. Këtë gjë e ka pësuar edhe PD-ja. Çarja e pariparueshme ndodhi për reformën në drejtësi. LSI-ja është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Ka përfituar nga degradimi i PS-së.

LSI-ja është njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur trupin. Me LSI-në nuk mund të bëhet më shumë nga sa kemi bërë në mandatin e parë. Me LSI-në kemi dhënë një pjesë të shpirtit, si PS-ja si PD-ja.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *