Vendosni fjalën kyçe....

“Të burgosurit në Korenë e Veriut pijnë ujë me hirin e të vdekurve” – I arratisuri rrëfen tmerret në kamp


Të burgosurit e Koresë së Veriut janë të detyruar të pinë ujë nga lumi i ndotur me hirin e të burgosurve të tjerë të vdekur.

Realiteti i tmerrshëm i jetës brenda burgjeve të Kim Jong-un u ekspozua nga ish-të burgosurit që i mbijetuan makthit të gjallë të kampit të përqendrimit në Chongori, shkruan Daily Mail.

Ky është një kamp ku koreano-veriorët mund të mbyllen për veprime po aq të padëmshme sa shikimi i televizioneve të Koresë së Jugut ose ndjekja e besimit të krishterë.

Një ish-i burgosur kujtoi: “Çdo të hënë, ne digjnim kufomat … ka një vend që dukej si një shtëpi dhe ne i grumbullonim kufomat në rezervuarin e rrumbullakët në të. Objekti ishte i mbytur në erë gjaku dhe kufoma të kalbura ose të djegura. Pasi digjnin kufomat, ata grumbullonin hirin pranë vendit të djegies. Hiri përdorej si pleh për bujqësi. Kur binte shi, hiri derdhej në lumë dhe të burgosurit pinin ujin e lumit dhe e përdornin atë për të bërë dush.”

Ata tregonin se në ditët me shi, kur druri lagej, trupat nuk do të digjeshin.

I arratisuri, identiteti i të cilit është mbrojtur, bëri zbulimin e tmerrshëm në një raport të ri të botuar nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut me bazë në Uashington në Korenë e Veriut (HRNK).

Raporti zbuloi gjithashtu se trupat e të burgosurve të vdekur ishin grumbulluar në një depo përpara djegies, ku ata do të haheshin pjesërisht nga minjtë dhe do të kalbej.

Përveç kësaj, HRNK ka përdorur imazhe satelitore për të zbuluar vendndodhjen e krematoriumit, ndërtesat e burgjeve dhe vendet e punës së detyruar.

Një nga këto vendet e punës është një minierë bakri, e cila besohet se po ndot më tej ujin e lumit që të burgosurit duhet të pinë.

Joseph S. Bermudez, Jr., autori kryesor i raportit tha: “Ne e dimë që njerëzit po vuajnë përtej imagjinatës. Mizoritë e kryera në të gjithë sistemin e gjerë të burgjeve të paligjshme të Koresë së Veriut kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të bashkësisë ndërkombëtare.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *