Policia e Elbasanit së bashku me Prokurorinë ka arritur të mbledhë prova ligjore për ngjarjen e ndodhur në Elbasan në 17 shtator ku mbeti i vrarë shtetasi Bujar Çela.
Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin me iniciale N.D 37-vjeç si autor i dyshuar për vrasjen.
Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës i akuzuar si një ndër pjesëtarët e grupit që grabitën paratë në Rinas.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç.,
Shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.
Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.